Këtë të shtunë në Kosovë janë regjistruar 4 humbje jete për shkak të Covid-19, duke e çuar numrin në total në 2.959.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3.327 të dyshuar për koronavirus nga ku kanë rezultuar pozitivë 56.
Sipas autoriteteve, 281 persona janë shëruar ndërsa 2.330 persona janë ende aktivë në koronavirus.
Prej shpërthimit të pandemisë, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri të shtunën, 551.601 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.





