Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, këngëtari shqiptar nga Kosova, Kushtrim Sylaj.

Lajmin për këtë ngjarje e ka dhënë ish-deputeti Rasim Selmanaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa shkruan se do ta kujtojnë gjithmonë si pika e djalit.

“Lajm tronditës! Kushtrim Sylaj nga Mazniku i Deçanit humb jetën me covid 19. Ishe këngëtar i spikatur e pika e djalit! Kështu do të kujtojmë! Lutemi për shpirtin tënd Kushtrim!”, ka shkruar ish-deputeti.