Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar shifrat e fundit përsa i përket situatës së COVID-19 atje.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se vetëm 7 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Në këtë hark kohor janë dhënë 5.041 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.379.793 doza të vaksinës.