Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar të dhënat e fundit sa i përket situatës COVID-19 atje.

Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se nga 2.777 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virus.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 humbje jete.

Ndërkohë, sot janë shëruar 198 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.279.

Në total numri i rasteve aktive është 1.737.