Gjatë 24 orëve të fundit Kosova nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Ndërkohë ministrisë e Shëndetësisë ka raportuar edhe 30 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.671

Në 24 orët e fundit janë injektuar 10.736 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.407.966 doza të vaksinës.