Lajm i trishtë për muzikën dhe artin shqiptar, veçanërisht për atë të Kosovës. Muzikanti i njohur Valton Berisha është ndarë para kohe nga jeta.
Lajmin e bëjnë me dije miqtë e tij në rrjetet sociale.
Kompozitori Florent Boshnjaku, i cili dha edhe lajmin e trishtë në Instagram, tha se shpirti i tij do të jetë gjithmonë prezent mes tyre, pavarësisht ndarjes nga jeta.
“Eh more Valton …shpirti yt i mirë ka me qenë gjithmonë prezent mes neve .Pusho i qetë”, shkruan Boshnjaku.
Valton Berisha ishte kitarist i grupit “Purgatori”. Grupi “rock”, Purgatori u themelua në vitin 1992, me iniciativë të kitaristit, Valon Gashi dhe Veton Nushi.
Grupi u rikthye në vitin 2019 me një koncert dhe me anëtarë të tjerë si Enis Potoku – vokal, Valon Gashi – kitarë, Valton Berisha – kitarë dhe Faton Lahaj – bas kitarë e Visar Rexha – bateri.





