Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket situatës së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 14 raste të reja të të infektuarve.

Nga ana tjetër u regjistruan dy viktima nga koronavirusi.

Në 24 orëshin paraprak u konfirmuan si të shëruar 74 pacientë, ndërsa raste aktive mbeten 1,095, thuhet në raport.