Shqipëria luan sot ndeshjen e saj më të rëndësishme, ku ka mundësinë që për herë të parë në histori të shkojë në fazën “play off“ të Kupës së Botës.
22 mijë bileta janë shitur me shpejtësi marramendëse. Mbushja për herë të parë në kapacitetin maksimal që prej fillimit të pandemisë do të thotë se për FSHF-në do të shkojnë më shumë se 600 milionë lekë, një shifër tejet e konsiderueshme që shumë skuadrave të Superligës do t’u mjaftonte të mbyllnin sezonin.
Tifozët shqiptarë kanë mbushur gjatë ditës së sotme sheshet dhe rrugët e Tiranës, duke e nisur më herët mbështetjen për kuqezinjtë. Të gjithë duke kënduar këngë patriotike e me entuziazëm janë duke pritur momentin kur Shqipëria të zbresë në fushën e lojës për të synuar tre pikët ndaj Polonisë.
Mirëpo, kryeqyteti këtë pasdite është “paralizuar” nga trafiku. Situata në mbikalimin e Selitës paraqitet tepër i rënduar ku një varg kilometrik makinash qarkullojnë me vështirësi. Kjo vjen pasi disa disa rrugë në kreqytet janë bllokuar duke devijuar rrugën e shumë mjeteve.
Ndërkohë, forca të shumta policie kanë rrethuar zonën përreth stadiumit “Air Albania”.







