Qytetarët në veri të Kosovës po kundërshtojnë një aksion të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se situata është tensionuar dhe ka bërë që serbët t’i vejnë flakën një makine të Doganës.
Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të qytetarëve, për t’i shpërndarë ata pasi ishin nisur drejt policisë.
Në Mitrovicë të Veriut turmat pothuajse janë shpërndarë, ndërkohë aksioni i policisë po vazhdon edhe në Zveçan ku janë mbledhur serbët lokalë për ta kundërshtuar.





