Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar shifrat e fundit sa i përket situatës së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar thuhet se nga 2.332 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me virus 31 qytetarë.

Nga ana tjetër, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.

Ndërkohë gjatë 24 orëvet të fundit janë shëruar 150 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.598.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

14 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.154 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës.

Deri më sot 654.325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.332 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 150 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.598.

Në total numri i rasteve aktive është 924.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!