Nga Artion Barjamaj
Disa mësime nga zgjedhjet në Kosovë.
1. Një femër mund t’ja dali në politikë pa qënë “ashtu”.
Vjosa Osmani po tregon se është një politikane e aftë, parimore dhe që i qëndron vendimeve të saj. Nuk duket se po ndërton një karrierë politike “nën umbrellën” e një mashkulli. Mund të jetë shembull për shumë femra aspirante për karrierë në politikë.
2. Në politikë nuk je gjithmonë i detyruar të bësh kompromis.
Pas mëse 15 vitesh opozitë dhe re fuzimesh të vazhdueshme për tu bërë pjesë e qeverive të ndryshme, Lëvizja “Vetëvendosje” i qëndroi ideve dhe parimeve të saja. Theu për këto zgjedhje establishmentin e vjetër dhe sot është forcë e parë në Kosovë.
Kandidatja për presidente Vjosa Osmani gjithashtu i qëndroi parimeve të saj dhe u konfirmua si një yll në ngritje në politikën kombëtare Shqiptare. Ti qëndrosh ideve të tua mund të jetë e vështirë dhe e dhimbshme, por në fund nëse e bën siç duhet ja del.
3. Votat mund të numërohen shumë shpejt.
Ju kujtohen proçeset numëruese të votave disa javore në Shqipëri? A nuk janë vërtetë qesharake?
Pa kaluar 6 orë nga mbyllja e kutive të votimit, në Kosovë janë numëruar mbi 10% e votave. Me këto ritme rrezultati del për 2-3 ditë.
Agoni e kotë dhe e rrezikshme kjo zvarritja e proçeseve numëruse…
4. Kur gabon ndëshkohesh.
LDK dhe PDK ndër vite kanë marrë shpesh herë vendime që në kënvështrimin publik kanë patur kosto goxha të larta. Duket se kanë nënvlerësuar rëndësinë e këtyre gabimeve dhe kanë menduar se do i kompensojnë më struktura të forta partie dhe forcë ekonomike.
Rrezultati i dobët me 13% dhe 18% secila (deri tani) tregoi të kundërtën.
Mund të ndodhi dhe në Shqipëri kjo. PS po gabon rëndë me korrupsionin ulëritës dhe lidhjen me krimin që i del në pahë çdo ditë.
Mos ka ardhur koha që dhe këta të ndëshkohen?
4. Kur humbet duhet pranuar humbja.
Edhe pse ne Shqiptarët nuk para na pëlqen ta pranojmë humbejn, lidershipi i LDK dhe PDK po tregon shenja të vërteta emancipimi dhe po pranon humbjen. Gjithashtu po konfirmon se partitë e tyre duhen reformuar dhe se do fillojnë sa më shpejtë nga puna.
Të shkosh në perëndim do të thotë edhe të dish të pranosh të humbasësh. I kursen një populli kokëcarje të mëdha. Shqiptarët duhet të heqin dorë nga ky ves.
5. Interesat e vendit përpara interesave personale.
Shumë politikanë elitarë në Kosovë po tregojnë se shpesh herë po vendosin interesat e vendit përpara interesave personalë. Refuzime për të qenë pjesë e qeverive, refuzime postesh, qëndrim tek parimet personale pavarësisht kostove etj…
Pak abstrakte për politikën Shqiptare apo jo? Leksion shumë i vyer, mbase po mësojmë dhe ne Shqiptarët nga kjo. Vetëm kështu do mund të hedhim themele të forta të forcave tona politike.
6. Nuk u bënë shitje masive votash.
Shitja e votave është një ndër sëmundjet më të këqia të demokracisë. Kosova tregoi se nuk pati probleme masive në lidhje me këtë dukuri.
Rama në Shqipëri po tregon se ka qëllime të heqi dorë nga kjo dukuri. Në Durrës që tani kanë filluar me blerjen e votave.
Ndoshta ka ardhur momenti që thjesht njerëzit të pranojnë paratë dhe të votojnë kë të duan. Kjo prapambetje duhet të marri fund.
7. Rama është mërzitur shumë.
Me fitoren e LVV dhe Kurtit kryeministri Shqiptar është mërzitur shumë, kjo në shenjë solidariteti ndaj të njëjtave dhimbje që po ndjen dhe homologu i tij serb Vuçiç.
8. Shqiptaria fitoi.
Idetë e reciprocitetit ndaj Serbisë, vetëvendosjes së Kosovës, mosndryshimit të kufinjve, luftës ndaj korrupsionit fituan.
Fituan Shqiptarët. Kjo ndodh kur politikanë drejtues shohin interesat kombëtarë dhe jo individual. Tabu kjo për qeverinë aktuale apo jo? Urojmë të ndryshojë sa më shpejtë…