Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar shifrat e fundit sa i përket situatës pandemike atje.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se nga 1467 testime të kryera, kanë rezultuar pozitiv me virus 20 qytetarë.

Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Ndërkohë gjatë këtij harku kohor janë shëruar 158 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756.