Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar shifrat e fundit të situatës së COVID-19 atje, gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Nga ana tjetër fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Aktualisht në gjithë Kosovën janë 745 raste aktive me Covid-19.





