Trupat e KFOR-it, janë larguar zyrtarisht nga pika kufitare në Jarinje, pas qëndrimit të tyre dyjavor, pasi situata në kufi ishte e tensionuar mes Serbisë dhe Kosovës për shkak të reciprocitetit me targat.
Sipas mediave të Kosovës, në këtë zonë nuk janë parë as rrugës prezenca e trupave ndërkombëtare të NATO-s.
Para disa javësh, situata ishte e tensionuar dhe rrugët për pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ishin bllokuar nga serbët në shenjë proteste, pasi Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për veturat me targa serbe.
Ndërkohë pas kësaj situate, Kosova dhe Serbia nënshkruan dhe marrëveshjen në Bruksel, ku brenda marrëveshjes ishte dhe vendosja e trupave të KFOR-it në pikat 1 edhe 31 për dy javë.





