Ka nisur mbyllja e kutive të votimit në Kosovë. Qytetarët në zgjedhjet lokale votuan për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe përbërjet e reja të asambleve komunale për 38 komunat e Kosovës.
Këto ishin zgjedhje të rregullta lokale dhe të drejtë vote kishin 1 milion e 885 mijë e 448 votues.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më herët tha për Radion Evropa e Lirë se rezultatet preliminare pritet të publikohen sonte.
Del “Exit Poll”-i i parë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë, raporton Express. Sipas këtij Exit Polli, në Komunën e Prishtinës do të ketë balotazh ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Rezultatet e “Exit Poll”-it
44.5 %, Arben Vitia, Lëvizja Vetëvendosje
20.9 % Uran Ismaili, Partia Demokratike e Kosovës
26.5 % Përparim Rama, Lidhja Demokratike e Kosovës
2.2 Daut Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës





