Shqipëria është goditur përsëri nga lëkundjet e tërmetit. Mbrëmjen e sotme, një tërmet me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter është regjistruar në jug të Shqipërisë.
Lëkundjet sizmike janë ndier në Sarandë, Gjirokastër dhe Delvinë. Sipas të dhënave, tërmeti ishte me thellësi 2 km me epiqendër pranë Gjirokastrës.