Seancat e të akuzuarve për ndikim në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016 në Dibër, ndaj Nuri Medës, Drini Gjecit, Hasan Hotit dhe Robert Agës, është shtyrë sërish.

Ditën e djeshme ka qenë seanca e radhës për të akuzuarit, por nuk është zhvilluar pasi mungonte vetë gjyqtari i kësaj çështje.

Seanca e ditës së sotme është shtyrë ndaj ish administratorit të Njësisë Administrative, Lurë Hasan Hoti e ish shefit të komisariatit të Dibrës Robert Aga.

 Ndryshe nga seanca e një dite më parë, e sotmja është shtyrë për mungesë të palës mbrojtëse.

Ashtu si dy seanca më parë edhe ditën e djeshme gjyqtarja e çështjes ka marrë vendimin për të gjobitur dy avokatët e të akuzuarve të cilët nuk u paraqitën në sallën e gjyqit.