Bajerni i Mynihut ia doli të fitojë Kupën e Botës për klube, e cila u zhvillua në Katar, duke mposhtur me rezultatin 1-0 Tigers.
Megjithatë ngjarje të ndodhura gjatë Kupës së Botës, vazhdojnë të prodhojnë lajme. Rasti i fundit ka të bëjë me sheikun, Joan bin Hamad Al Thani, i cili është përfaqësues i familjes mbretërore.
Gjatë kohës kur po ndaheshin çmimet, pasi ishte mbyllur ndeshja, shihet sheiku, teksa i injoron totalisht gjyqtaret femra. Ndryshe nga sa kishte vepruar me gjyqtarët meshkuj, të cilët i kishte përshëndetur dhe i kishte takuar me grusht, gjyqtaret femra, Edina Alves Batista dhe Neuza Bek, ai nuk i pa as me sy. Gjatë kohës kur arbitret po kalonin, sheiku nuk reagoi fare.E gjitha mendohet të ketë ndodhur për shkak të fesë dhe kulturës në fenë myslimane, ku ndalohet kontakti mes personave të një seksi tjetër.





