Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që pikat e vaksinimit në universitete të qëndrojnë edhe këtë javë për të rritur mbulesën vaksinale në vend si dhe vaksinimin e studentëve.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi me detyrimin vaksinimin e studentëve. Në javën e parë të vitit akademik shumë fakultete lejuan edhe studentë të vaksinuar.

Por Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar zbatimin e vendimit nga dekanët dhe rektorët në vend. Të shtunën në Shqipëri janë kryer 5526 vaksinime.

Deri tani në vend janë kryer mbi 1 milionë e 874 mijë doza vaksinë. Prej tyre 876 mijë persona janë kanë marrë të dyja dozat.