Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar shifrat e fundit sa i përket situatës së krijuar nga Covid-19.
Mësohet se nga testimi i 1298 personave, kanë rezultuar pozitiv me virus 3 qytetarë.
Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve është regjistruar një rast i humbjes së jetës.
Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.225.
Njoftimi i MSH-së në Kosovë:
25 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 1.298 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.225.
Në total numri i rasteve aktive është 438.





