Policia dhe prokuroria kanë arritur të identifikojnë personat që ndodheshin në avionin i cili u rrëzua disa javë më parë në Vermosh, pasi kanë bërë ADN në gjurmët e gishtërinjve të lëna në avionin sportiv.

Është fjala për 2 pesona me shtetësi shqiptare, të cilët janë shpallur në kërkim pas identifikimit që u bë disa ditë më parë në bazë rë përgjigjes së ADN-së.

Identiteti i personave që ndodheshin në avion nuk bëhen të ditur për shkak të sekretit hetimor.