Mbajtja peng e biznesmenit Nazmi Çangu dhe familjes së tij për më shumë se 3 orë, dhe grabitja e qindra mijëra euro shkaktoi jo pak zhurmë për opinionin publik.
Mbrëmjen e sotme, dy gazetaret e kronikës, Anila Hoxha dhe Klodiana Lala kanë sjellë detaje të reja për sa i përket ngjarjes së rëndë.Anila Hoxha deklaroi se një makine e dyshimtë me persona të maskuar ka qarkulluar pranë shtëpisë së Nazmi Çangut 4 ditë para ngjarjes, makinë kjo e vjedhur në një rezort në Tiranë.
Ajo tha se një kapuç është gjetur në ullishten pranë shtëpisë, gjë e cila mund të çojë drejt identifikimit të autorëve.
“Katër ditë më parë është parë një automjet i vjedhur në Tiranë ka monitoruar lëvizjet e biznesmenit. Dyshohet se kanë hyrë nga pjesa e pasme. Në këtë video shihet një person i paidentifikuar i cili vjen vërdallë në automjetin e biznesmenit. Vajza e pronarit të shtëpisë ka të dhëna kontraditore me Nazmi Çangun. Ajo thotë në një moment se njëri nga autorët nuk kishte maskë. Megjithatë nuk ka mundur të japë tipare. Ajo që kanë veçuar hetuersit, fillimisht grabitësit kanë kërkuar dokumenta në kasafortë. Ka mundësi të jetë një grabitje për shkak të konflikte për fajdet. Ky shtetas është përmendur në një prces tjetër, të çështjes Shullazi. Ai është pyetur dhe për këtë të fundit, dhe ai ka këmbëngulur se nuk ka konflikt me Shullazin. Gjithcka bazohet në dëshminë e nazmi Çangut. Policia shpreson shumë që një kapele e gjetur në ullishte mund të çojë në identifikimin e autorëve. Shpresa më e madhe lidhet me identifikimin e automjetit që ka survejuar lëvizjet e familjes Çangu. Makina u vjedh në një rezort në Tiranë. Nazmi Çangu megjithëse ka dhënë rrëfim të detajuar, ai gjithsesi ka theksuar faktin se grabitësit kanë kërkuar dokumentat dhe më pas i ka çuar te kasaforta ku ai thotë se i ka nga të ardhurat e biznesit të tij“, tha Hoxha.
Nga ana tjetër, Klodiana Lala u shpreh se një nga autorët kanë qenë i pamaskuar, duke thënë gjithashtu se ka diçka që familjarët nuk e tregojnë.
“Bëhet fjalë të paktën për 5 persona. Një automjet vetëm 4 ditë më parë janë konstatuar të maskuar, por duke qenë se bëhet fjalë për Niklën, nuk guxon kush të flasë. Sipas të dhenave paraprake, rezulton që kanë hyrë nga pjesa e pasme, kanë mbyllur në një dhomë vajzën, bashkëshortën dhe një të njohur. Sipas dëshmisë së vajzës njëri nga personat ka qenë i pamaskuar. Biznesmeni nuk tregon çfarë dokumentash kanë kërkuar. Duke qenë se Nazmi Çangu jepte para me fajde, dhe në momentin që ka rezistuar ai është dhunuar. Prokuroia ka informacione për 5 persona, njëri i pamaskuar. Ka një detaj të rëndësishëm. Njërin nga personat Nazmi Çangu e ka kafshuar. Gjurmët e gjaklut janë provë shuëm e rëndësishme për hetim. Në këndvështrimin ka diçka që familjarët nuk e tregojnë“, deklaroi Lala.