Në spitalin e Krujës është rritur numri i qytetarëve të cilët janë paraqitur me simptoma të helmimit.
Nga raportimet e fundit nga spitali bëhet me dije se ka shkuar në 320 numri i personave që kanë marrë trajtim me dyshimet për helmim nga uji i pijshëm.
Por një muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Rama inspektoi vetë ujësjellësin e ri të qytetit të Krujës.
Kryeministri për të garantuar cilësinë e ujit kërkoi një shishe që ta mbushte me uji në rubinet për ta pirë.
“Presioni gjë e mirë, hajde gëzuar, me këtë ujë të freskët nga Kruja, uji i pijshëm i Krujës 24 orë. Perfekt,”-u shpreh Rama atëherë.