Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka sqaruar incidentin me ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë punimeve të Komisioneve Parlamentare.

Sipas OSHEE-së ka pasur shkëndijë elektrike në një prej kabinave private në afërsi të Kryesisë së Kuvendit dhe për arsye sigurie, është dashur që të stakohet linja që furnizon zonën me energji elektrike.

Për shkak të shkëndijës elektrike (duke shkaktuar zjarr), në kabinën private, OSHEE stakoi linjën që furnizon zonën përreth për masë sigurie. “Ndërkohë, manovruam duke rikthyer energjinë për zonën përmes linjës së dytë”, thuhet në njoftimin zyrtar.