Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar shifrat e fundit sa i përket situatës së COVID-19 atje.

Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se nga testimi i 2072 personave, kanë rezultuar pozitiv 20 qytetarë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 2.072 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256.

Në total numri i rasteve aktive është 427.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës.

Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë