Hetuesit shqiptarë nuk kanë mundur të hapin celularët e katër turistëve rusë të cilët ndërruan jetë disa ditë më parë në vendin tonë, në një hotel në zonën e Qerretit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se aparatët celularë që përdornin turistët janë e llojit iphone.

Për këtë ato kanë kërkuar ndihmën e izralitëve ku paisjet pritet që të dërgohen në Izrael për ti hapur ato.

Sipas grupit hetimor kjo kërkesë është bërë pasi sipas tyre zbardhja e bisedave apo telefanata që ata kanë kryer mund ta ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes.