Komisioni Hetimor është mbledhur ditën e sotme për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj u shpreh se çdo anëtar ka të drejtë të shprehë kërkesat e tij.

Sot, pritet të miratohet rregullorja dhe plani i hetimit parlamentar.

Ndër çështjet kryesore që do të trajtojë ky komision me afat 3-mujor do të jenë patronazhistët, shpërndarja e fondit të rindërtimit gjatë periudhës zgjedhore, tenderat publikë si edhe punësimi i 13 mijë individëve në administratë.

Të gjitha këto, nga demokratët konsiderohen si përdorim i pushtetit në funksion të shit-blerjes së votës.