Vëllezërit Valon dhe Visar Avdyli nga Kosova janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti norvegjez pasi akuzohen për vrasjen e 20-vjeçarit Hamse Hashi Adanit në Mortensrud, i cili u qëllua jashtë shkollës Lofsrud në Mortensrud më 7 tetor.
Dy vëllezërit, sipas policisë norvegjeze dyshohet se që nga 9 tetori janë strehuar në Kosovë.
Në vitin 2016, vëllezërit Avdyli u bënë të parët në Norvegji që u dënuan sipas Ligjit të amandamentuar për terrorizmin.
Valon Avdyli u dënua për pjesëmarrje në organizatën terrorise IS, ndërsa Visar Avdyli për mbështetje materiale të vëllait të tretë, Egzon Avdyli. Egzon Avdyli u vra në luftën e Sirisë në prill të vitit 2014 si pjesë e ISIS-it.





