Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka kërkuar 3 vite burg për pedagogun e Universitetit të Korçës Alket Dino, i akuzuar për korrupsion.
Dino u arrestua në shtator 2020 pasi u merrte 50 mijë lekë të vjetra studentëve për t’i kaluar në provime.
Pedagogu ka mohuar akuzat e ngritura ndonëse gjatë arrestimit atij iu kapën dhe sekuestruan 50.000 lekë dhe 300 euro që dyshohet se ishin përfituar nga studentët në këmbim të një note kaluese.
Së bashku me Dinon ra në pranga edhe Xhevi Dervishi që funksiononte si sekser ndërmjet studentëve dhe pedagogut. Të dy siguronin sasi nga 300 euro deri në 50 mijë lekë të reja nga studentët duke i siguruar se do të kalonin provimet.