Një tjetër tërmet është regjistruar mesditën e sotme në Verilindje të vendit.

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë pak kilometra nga Bulqiza me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter dhe ka patur një thellësi prej 2 km.

Nga raportimet e mëparshme, banorët e zonës janë shprehur se disa prej shtëpive atje janë dëmtuar.

Bëhet me dije se Njësia Administrative Gjoricë është një nga më të prekurat, ashtu si dhe fshati Topojan në Njësinë Administrative Shupenzë, ku ka edhe banesa të dëmtuara.