Ministria e Shëndetësisë në Kosovës ka publikuar shifrat e fundit sa i përket situatës së Covid-19 atje.
Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 28 raste të reja nga testimi i 1.958 personave.
Nga ana tjetër, fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë rast i humbjes së jetës.
“Nga 1.958 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.317. Në total numri i rasteve aktive është 431”, thuhet në njoftimin e MSh-së.





