Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi këtë të hënë shkarkimin nga detyra të Ardian Brahos, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Në seancën dëgjimore me 25 tetor, KPK kërkoi shpjegime nga prokurori për mungesën e burimeve financiare të prindërve në blerjen e dy apartamenteve nga babai dhe marrëdhëniet financiare të atit me tezen e tij emigrante në SHBA.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri në dukje se nga hetimi prindërit e prokurorit nuk kishin pasur burime të ligjshme për blerjen e dy pasurive dhe se prokurori nuk kishte mundur të sillte dokumente që provonin të ardhurat e ligjshme për punën private të nënës dhe të babait.