Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar shifrat e fundit të situatë së krijuar nga Covid atje.
Mësohet se nga testimi i 1.115 personave, kanë rezultuar pozitiv me virus 5 qytetarë.
Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Ndërkohë sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.360.
Në total numri i rasteve aktive është 430.





