Gjykata e Apelit dënon me 25 vite burg 31-vjeçarin, Jetmir Koxherrin.

Koxherri u arrestua dy vite më parë pasi pas një sherri në lokal me një bashkëfshatar të tijin në zonën e Krastës, qëlloi me armë zjarri drejt shtëpisë së këtij të fundit, për pasojë 3 plumba të kallashnikovit kapën në fytyrë djalin e vogël të shtëpisë 6-vjeç, por fatmirësisht mundi të jetojë dhe u dërgua në atë kohë me urgjencë në spitalin e Traumës.

Jetmir Koxheri pas disa orësh ndjekje nga Policia, u arrestua dhe sot Gjykata e Apelit ka vendosur për të dënime tij.