Prokuroria e Posaçme u ka dërguar letërporosi bankave të nivelit të dytë, ku kërkon informacion për llogaritë dhe transaksionet e call centerave që veprojnë në vendin tonë gjatë 2 viteve të fundit.
SPAK ka bërë po ashtu kërkesë ndaj drejtorisë së tatimeve për bilancin e këtyre bizneseve, ndërkohë kërkesë i është dërguar edhe kompanive telefonike për thirrjet e kryera ndaj numrave të huaj gjerman, holandez, italian dhe francez.
Ditën e djeshme SPAK-u bëri me dije se ka nisur një hetim sekret për call centerat që veprojnë në Shqipëri, pasi kërkesa ka ardhur nga homologët gjermanë, sepse shumë shtetas të tyre kanë rënë pre e mashtrimeve dhe kanë humbur miliona euro.