Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar shifrat e fundit në lidhje me situtën e COVID-19 atje.

Mësohet se nga testimi i 1.651 qytetarëve, kanë rezultuar pozitiv me virus 21 qytetarë.

Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërkohë në këtë hark kohorë janë shëruar 10 persona të infektuar me koronavirus.

Njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë:

02 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.751 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.568.983 doza të vaksinës.

Deri më sot 730.037 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.651 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.370.