Gjykata e Lezhës ka  dënuar me 21 vite e 4 muaj burg 42-vjeçarit Mikel (Gjovalin) Alia, i akuzuar për “Vrasje e krye në bashkëpunim”.

42-vjeçari më 2 tetor të vitit 2019-të akuzohet se nxori në pritë shokun e tij të fëmijërisë Eri Zefi për ta ekzekutuar.

Alia dhe Zefi ishin shokë fëmijërie. Viktima ishte ngujuar që prej shkurtit 2019 për shkak se vëllai i tij Ndue Zefi vrau fqinjin e tyre Martin Ndrecën.

Mikel (Gjovalin) Alia akuzohet se nxori në pritë para atentatorëve Zefin,duke i kërkuar që të shkonin të vidhnin kanabis, por që më pas u ekzekutua me breshëri plumbash.