Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka çuar për gjykim çështjen për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. 

SPAK-u bën me dije se Dritan Rexhepi, i cili aktualisht rezulton të jetë i burgosur në shtetin e Ekuadorit dhe Gentjan Funiqi (Doçaj), me precedentë penal në fushën e narkotikëve, kanë urdhëruar rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit.

Shkak për këtë është bërë vjedhja e një sasie kokaine, në pronësi të dy personave të lartpërmendur, nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit.

Po ashtu dërgimi para gjyqit është kërkuar edhe për shtetasit; Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, të akuzuar edhe këta për kryerjen e veprave penale “Rrëmbim apo mbajtje peng e personit”.

Ndërkohë, SPAK ka pushuar akuzat për Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin, Aleks Doçajn dhe Ardian Doçaj, pasi nuk provohet që personat nën hetim të kenë kryer veprat penale përkatëse.