Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot mbledhjen plenare të radhës. Një ndër vendimet e KLP ishte miratimi i listës me emrat e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme, të cilët plotësojnë kushtet ligjore për ngritjen në detyrë, pas vlerësimit paraprak, sipas rendit alfabetik. Përkatësisht u miratuan emrat e kandidatëve z. Alfred Shehu, z. Elvin Gokaj dhe znj. Sonila Muhametaj (Domi).
Kandidatët sipërpërmendur do të vazhdojnë garën e mëtejshme për prokurorë pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).