Avokati Saimir Visha e ka konsideruar antikushtetuese dhe jo ligjore vendimin e SPAK për rihapjen e hetimeve për çështjen “Gërdeci”.

Në një deklaratë me deputetin Fatmir Mediu, Visha tha se ky është një rast flagrant i mungesës së objektivizimit dhe humanizmit në hetim.

Ai është shprehuar se asnjë provë e dorëzuar nga ai nuk është marrë parasysh dhe nuk është vlerësuar nga prokuroria.

Janë një sërë koincidencash të një subjektiviteti ekstrem të një instuticioni që duhet të veprojë me një logjikë të ftohtë. SPAK konsideroi si risi kërkesën e familjarëve për hapjen e hetimeve.

Deklarata e prokurorit për hapjen e hetimeve është gati ilegale pasi nuk pati asnjë komunikim me mediat.

Kërkesa e SPAK ishte antikushtetuese dhe jo e ligjshme. Çdo akt që pason kërkesën e SPAK duhet të jetë i pavlerë. Ka deklarata mediatike nga titullari i SPAK dhe ne do t’i shkojmë deri në fund.

Kjo lloj drejtësie dhe qëndrim subjektiv i shprehur më bëjnë të besoj që kjo lloj drejtësie nuk është drejtësi e parashikuar në shinat legale. Ne do të përballemi me çdo formë që do të marrë kjo çështje.

Ky rast është domethënëse për mungesën e objektivizmit dhe humanizmit për këtë çështje. Vendimi i apelit të SPAK nga ana tjetër është i pashembullt, Një pjesë e prokurorëve janë halicunantë. Mjafton të shikoni aktet e tyre.

Ai është një vendim që ka kontradikta mbi mënyrën si është themeluar. Asnjë provë e dërguar prej nesh nuk ka vlerësimin minimal prej gjyqtares. Veprimi i prokurorisë është ilegal dhe duhet treguar para opinionit publik”- tha ai.