Rishpërndarje do të ketë edhe në fondet publike në disa institucione.

Konkretisht kryeministrisë do i hiqet fondi prej 13,808,365 lekësh, që do i shtohet “Drejtësisë”.

Ndryshime në shpërndarjen e fondeve:

– Në buxhetin e vitit 2021, të miratuar për grupin buxhetor nr.87, “Institucionet në varësi të Kryeministrisë”, në programin “Shërbime të tjera”, pakësohet fondi prej 13 808 365 (trembëdhjetë milionë tetëqind e tetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë) lekësh, në zërin “shpenzime korrente”.

– Në buxhetin e vitit 2021, të miratuar për Ministrinë e Drejtësisë, në programin “Planifikimi, menaxhimi dhe administrimi”, shtohet fondi prej 13 808 365 (trembëdhjetë milionë tetëqind e tetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë) lekësh, në zërin “shpenzime korrente”.