Pas takimit me ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka dhënë një deklaratë për mediat.

Kreu i policisë tha se i ka kërkuar ambasadores amerikane vijimin e mbështetjes nga agjencitë ligjzbatuese amerikane për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Nano u shpreh se lufta nuk mund të bëhet vetëm, por, bashkë do t’ia dalim.

“Takimi me ambasadoren është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese  të SHBA. Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë strategjik. Kemi mbështetjen e tyre për trajnim, konsulencat. I sigurova ambasadores se Policia e Shtetit do të jetë në nivelet më të larta të performancës, kërkova dhe mbështetjen e vazhdueshme që SHBA mund të japë për policinë. Kjo është një luftë që nuk mund të bëhet vetëm. Unë jam i bindur se bashkë do ia dalim. Bashkë do t’ia dalim për të patur rend siguri në vend tonë.” tha Nano.