Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke filluar nga data 1 janar e vitit të ardhshëm, paga minimale nga 30 mijë lekë do të jetë 32 mijë lekë.

Lajmin e ka bërë të ditur, ndërsa i ka replikuar një qytetari në Facebook.

Qytetari: “Tallje me popullin rrogat me e vogel duhet te jete 250 Euro 8 orarsh jo 130 Euro o Edooo firmat me pronare te huaj si rrobaqepsi firme kepucesh duhet te jene rrogat 400 Euro minimumi e ne në Itali ato paguajne per nje njeri 1500 minimale O Edoooo.”

Edi Rama: “Ketu flitet per leke te reja i dashur, prandaj mos i zgjat ato o-te kot, po perqendrohu kur lexon dhe mesoje me kete rast se paga minimale ne Shqiperi eshte 30 mije lek TE REJA dhe nga 1 janari behet 32 mije lek TE REJA – kembimin me euro beje vete.”