Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar shifrat e fundit përsa i përket situatës së krijuar nga COVID-19 atje.
Në njoftim bëhet me dije se nga testimi i 1.619 personave, kanë rezultuar me koronavirus 14 qytetarë.
Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Ndërkohë në këtë hark kohor janë shëruar 17 pacientë të infektuar me virus.





