Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga parku i shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë.

Sipas kryeministrit kjo zonë po merr një zhvillim të ri për të qenë sa më pranë banorëve dhe për t’u ofruar atyre një mundësi të re.

Rama e cilëson këtë investim një prej motorëve të fuqishëm të ekonomisë së Shqipërisë 2030

“Parku i Shtëpisë së Pavarësisë po merr formë si një tjetër hapësirë fantastike e Vlorës së Rilindur, e cila do t’u ofrojë fëmijëve, gjyshërve, familjeve dhe vizitorëve e turistëve, një mundësi të re në qytetin që do të jetë një prej motorëve të fuqishëm të ekonomisë së Shqipërisë 2030”, shkruan Rama.