Zhvillimi i një mini qëndre të presionit të lartë atmosferik në brigjet Jugperëndimore të Ballkanit do të sjellë në territorin Shqiptar dominim të motit të kthjellët gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa në orët vijuse priten kalime vranësirash, më të mundshme në skajin verior duke rrezikuar shira të izoluar.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke sjell në det dallgëzim 3 ballë.