Një incident ka ndodhur sot mes një efektivi të policisë dhe gazetares Anila Hoxha, në vendin e ngjarjes ku u gjet trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Një efektiv zbret nga furgoni dhe me arsyen se ka hyrë në perimetrin e sigurisë, shtyn gazetaren dhe operatorin duke i hedhur poshtë rrugës.

Ka qenë operatori që po filmonte, i cili e ka ndihmuar gazetaren të ngrihej. Hoxha ka shpërthyer e revoltuar me gjestin e efektivit duke i thënë: Cfarë polici je ti more, copa e injorantit. Po nuk ke faj ti, fajin e kanë ata që ju mbajnë në punë”.