Është pezulluar nga detyra drejtori i shkollës Adriatik Hoxhallari, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura.

Ky vendim do të jetë në fuqi deri në përfundim të hetimeve ndaj tij.

Haxhillari dyshohet se ka bërë veprime ngacmuese ndaj 2 vajzave të klasës së 9-të, fillimisht në ambientet e shkollës dhe më pas u ka dërguar mesazhe nëpërmjet celularit në orët e vona të natës.