Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në Elbasan ku njëri prej vëllezërve Kovaçi u vra dhe tjetri u plagos si pasojë e konfliktit të ndodhur për shkak të një vajze.
Nëna e dy të rinjve ka folur sot për mediat, e cila ka bërë një deklaratë të fortë për autorin Ardit Hida dhe motrën e tij.
Ajo kërkon nga drejtësia që autori që vrau djalin e saj të marrë dënimin e duhur ndryshe do të bejë vetëgjyqësi.
Ndërkohë për vajzën është shprehur se do ta djegë me benzinë.
“Ai të kalbet brenda në burg. Dua të drejtën e cunit. Ai gjallë nuk rri, do jem unë shkaktare që do e vras. Siç iku djali im 26 vjeç edhe ai do shkojë atje tek djali im. Ajo gocë, ka qenë një plehrë, ajo është rrot k*rve pinte drogë. Ka ardhur tek lagjia kur po qanim cunin. Vetëm mos e takofsha, do marr benzinë dhe do e djeg. Iku çuni im ashtu do iki dhe ajo. Sa të mbyll vuajtjen për çunin, nuk e lej të gjallë. Familja e saj nuk ka kërkuar falje, mos t’u shkoj në shpi se i shqyej. Po e mbaj shpirtin me ilaçe. Nuk kam fuqi më”, tha nëna.