Prokuroria ka mbyllur hetimet për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i pajetë dhe i mbuluar me zhavor në një humnerë në Qafë Mollë në Dajt.

Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për Fredi Rrushin, autorin e dyshuar të vrasjes së 43-vjeçarit.

Po ashtu prokuroria ka kërkuar të njëjtën masë sigurie edhe për vëllain e autorit të dyshuar, Pajtim Rrushi pasi pretendohet se ai e ka ndihmuar që të fshihte kufomën.

Vëllezërit Rrushi do të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë ditën e martë.